IMPC 2013, konkursi e I-rė ndėrkombėtar tė teknologjisė pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme

March 13th, 2013

Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike, ka kënaqësinë të shpallë Konkursin e I-rë Ndërkombëtar të Teknologjisë, i cili është i hapur për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Rritja e kërkesës dhe interesimit për informatikën, në Shqipëri dhe jo vetëm, po rritet çdo ditë e më shumë. Sipas të dhënave dhe hulumtimeve, “Teknologjitë e Informationit dhe Komunikimit”, është një nga profesionet më të parapëlqyera të nxënësve të shkollave të mesme. Nëpërmjet konkursit “MENDJET INTELIGJENTE - IMPC”, Universiteti Epoka fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme të përdorin imagjinatën dhe pasionin e tyre për të krijuar një zgjidhje teknologjike në Projektimin e Teknologjisë së Informacionit, Artin Kompjuterik, Projekt Ide në Teknologjinë e Informacionit dhe Garën e Programimit Online.  (IT Project Competition,  Computer Art, IT Project Idea and Online Programming Contest). 

Konkursi në fjalë synon që t’u mundësojë nxënësve të Shkollave të Mesme që të përdorin aftësitë dhe njohuritë e fituara për të ofruar zgjidhje të reja dhe krijuese, të jenë pjesmarrës aktivë në të ardhmen e teknologjisë dhe industrisë së programeve kompjuterike, të kontribuojnë në shoqërinë shqiptare përmes shkencës kompjuterisë, të familiarizohen me mundësitë e reja teknologjisë, të provojnë veten e tyre në një konkurencë të hapur me studentët më të mirë në të gjithë Shqipërisë si dhe të krijojnë miqësi të re.

KALENDARI
Organizimi i Konkursit është parashikuar të kryhet në një afat kohor të përcaktuar dhe nënkupton që të gjithë Pjesëmarrësit pajtohen dhe bien dakord të dorëzojnë para afatit ose osë në kohë prokektin e tyre,

Paraqitja e Projektit      01 Mars – 01 Prill 2013
Shpallja e Finalistëve    13 Prill 2013
Finalja                                27 Prill 2013

Çmimet

Projektimi i teknologjisë së informacionit
Vendi i Parë   50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Dytë  30%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Tretë  20%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë


Arti kompjuterik
Vendi i Parë   50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Dytë  30%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Tretë  20%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

Projekt në teknologjinë e informacionit
Vendi i Parë   50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Dytë  30%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Tretë  20%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

Programimi online
Vendi i Parë   50%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Dytë  30%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë
Vendi i Tretë  20%  Bursë, orë dore dhe dhurata surprizë

*Bursat janë të vlefshme për degët e Inxhinierisë së Ndërtimit, Inxhinierise Kompjuterike dhe Inxhiniriesë Elektronike dhe Komunikimit.

**Të gjithë Pjesëmarrësit në këtë konkurs do të pajisen me një çertefikatë nga Universiteti Epoka.
***Pjesëmarrësit në finale dhe fituesit gjithashtu do të pajisen me një çertefikatë kryesore,
****Universiteti Epoka gjithashtu do të ndajë dhe çertefikata për shkollat e përfaqësuara në këtë konkurs.