Job Opportunities @ iKubInfosoft

April 3rd, 2012

Job Opportunities @ iKubInfosoft

Job Opportunities @ iKubInfosoft

 
 
 
 
Shoqëria ikubInfoSoft Shpk. ka përgatitur një program formimi 3-6 mujor për studentët që studiojnë në degët Informatikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, Informatikë Ekonomike (Vitet 3 Bachelor dhe 1-2 në Master Shkencor), me qëllim të mëtejshëm punësimin pranë kompanisë. 
Programi i formimit synon pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri të domosdoshme në tregun e punës si:
 
  • Web Applications Development with Microsoft .NET Framework
  • Microsoft Sharepoint 2010 Application Development
 
Shoqëria ikubInfoSoft do të vërë në dispozicion të studentëve ambjentet e studimit, me kompjutera të pajisur me software të duhur, dhe me materialet e formimit përkatës, dhe gjatë periudhës së formimit, studentët do të udhëhiqen në mënyrë të vazhduar nga specialistët e kompanisë. 
Studentët do të kenë mundësi të punojnë në grup për zgjidhjen e detyrave konkrete dhe çertifikimin në teknologjitë e mësipërme. .

Të gjithë të interesuarit janë të lutur të aplikojnë duke plotësuar këtë FORMULAR ose  na shkruani në adresën e emailit info@ikubinfosoft.al

Announcement Link: http://www.ikub.al/PUNA_IME/1204020180/Article-MUNDeSI-FORMIMI-DHE-PUNeSIMI.aspx

Ju Mirëpresim!