Training Opportunity @ iKub

November 30th, -0001

 

MUNDESI FORMIMI DHE PUNESIMI

Shoqëria ikubInfoSoft Shpk. ka përgatitur një program formimi 3-6 mujor për studentët që studiojnë në degët Informatikë, Teknologji Informacioni, Inxhinieri Informatike, Informatikë Ekonomike (Vitet 3 Bachelor dhe 1-2 në Master Shkencor apo Profesional), me qëllim të mëtejshëm punësimin pranë kompanisë.
Programi i formimit synon pajisjen e pjesëmarrësve me njohuri të domosdoshme në tregun e punës si:
 
Java Application Developer
 
Shoqëria ikubInfoSoft do të vërë në dispozicion të studentëve ambientet e studimit, me kompjutera të pajisur me software të duhur, dhe me materialet e formimit përkatës, dhe gjatë periudhës së formimit, studentët do të udhëhiqen në mënyrë të vazhduar nga specialistët e kompanisë.
 
Studentët do të kenë mundësi të punojnë në grup për zgjidhjen e detyrave konkrete dhe çertifikimin në teknologjitë e mësipërme.
 
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të aplikojnë:
-    duke plotësuar FORMULARIN
-    ose të shkruajnë në adresën e emailit info-academy@ikubinfosoft.al.  

Aplikimet mbyllen ne daten 18 Qershor 2012!
 
Ju Mirëpresim!