theme-img-mobile Thesis, Final Comprehensive Exam
Plani organizativ

Provimi do të mbulojë 6 (gjashtë) lëndë bazë për secilin program specifik.


Struktura e Përgjithshme

Për çdo lëndë do të ketë 4 pyetje (plus 1 pyetje shtesë në njërën nga lëndët) me gjithsej 25 pyetje të vlerësuara në mënyrë të barabartë (4 pikë/pyetje). Për çdo lëndë  do të ketë të paktën 1 (një) pyetje teorike, 2 (dy) pyetje me zhvillim dhe 1 (një) pyetje me alternativa.


Kohëzgjatja e kohës do të jetë 180 minuta (afërsisht 30 minuta). për çdo lëndë. 

Duke marrë parasysh angazhimin e kërkuar nga studenti, ne propozojmë që koha të ndahet në dy slota, nga 90 minuta, me një pushim prej 30 minutash.


Studenti do të informohet për temat specifike për çdo lëndë që duhet të përgatiten për provimin përfundimtar. Temat, 5 (pesë) për çdo lëndë, do të sigurohen nga pedagogu përgjegjës për lëndën gjatë vitit aktual akademik.


Gjatë semestrit, studentët duhet të ndjekin sesionet e përsëritjes që do të organizohen një herë në javë. Çdo seancë do të zgjasë tre orë. Çdo pedagog do të organizojë dy sesione që mbulojnë të 5 (pesë) temat e propozuara për lëndën  që ai/ajo është përgjegjës.

Contact Information

Nëse keni pyetje në lidhje me procesin, mund të kontaktoni:

E-mail: hdurmishi@epoka.edu.al

epoka-logo
info@epoka.edu.al
+355 4 2232 086 - +355 4 2222 117
Rr. Tirane-Rinas, Km. 12 1032 Vore Tirana, Albania